Flash News

Ditari i Opozitës

Kush humb në PD? Ngjela: E djathta në këto momente po merr vlera; Hoxha: Rama- Basha janë bashkë

Kush humb në PD? Ngjela: E djathta në këto momente po merr vlera;

Situata kaotike në Partinë Demokratike është tema që po diskutohet sonte në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News.

Avokati Spartak Ngjela i pyetur se kush është i humburi në PD në këtë përballje, tha se në këto momente e djathta po merr vlera dhe se Basha pranohet nga amerikanët.

Nga ana tjetër, ish zv.kryetari i FRPD, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se bën marrëveshje të fshehta me kryeministrin Edi Rama në kurriz të shqiptarëve.

Pjesë nga diskutimi:

Ngjela: Po merr vlera e djathta sepse të djathtën e Bashës e pranon SHBA. Humbësin në këtë beteje nuk e kapim dot shpejt.  Mbasi të kthjellohet situata dhe agresioni mes grupeve të jetë mbyllur s’ka rëndësi emri, e djathta shqiptare  duhet të marrë pozicion perëndimor.

Lisandër Hoxha: Në PD janë njerëzit më pro -amerikanë. Ka ndodhur një revolucion në PD. Për 8 vite nuk ndodhi asgjë, vetëm humbje. 25 prilli provokoi shuam demokratët. Basha premtoi se do nisë betejë epike me qeverinë. I besuan edhe se nuk do njihte parlamentin.

9 shtatori i vuri kapak zullumeve që kishte bërë në PD. Qëllimi i tij ka qenë të përvetësojë PD. Ndërroi strukturat. Basha është sjellë keq me burimet njerëzore, e gjeti partinë gati. 

Lela: Pse pritet 8 vjet për këtë vërejtje?
Hoxha : Në traditën e asaj partie kryetari nga anëtarësia është besuar. Sot nuk ka demokrat nuk e ka fiksuar se Rama- Basha janë bashkë. Na vjedhin cdo ditë. Unë kërkoj votën e lirë, sovraniteti në PD të udhëhiqet nga vota dhe institucioni të marrin vendimet. Nëse bëjmë sikur gjërat janë mirë nuk na besoj elektoratit. Amerikanët janë pro votës dhe kanë sanksionuar kushtetutën e tyre.

Të fundit