Flash News

Ditari i Opozitës

Kush ishin tre deputetët që nuk votuan për arrestimin e Ahmetajt?

Kush ishin tre deputetët që nuk votuan për arrestimin e Ahmetajt?

Tre kryetarët e partive opozitare  Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për të lejuar arrestimin e Arben Ahmetajn.

Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe tre abstenim, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit të Ahmetajt.

Ky i fundit reagoi pak para se të niste seanca e posaçme në Kuvend, me një postim në Facebook, ku shkruante se priste të dilnin shumë shkresa të tjera.

Duke thumbuar, Ahmetaj iu drejtua Ballukut teksa tha: “Së fundmi i falënderoj të gjithë kolegët e mi, të mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, dhe ata që vrapojnë dhe thonë që përgjegjësia është personale. Poooo personale është kur e shkel. Sidomos për ata të hershëm, sot në apozitë, e të rinj që firmosin për punë e projekte”.

SPAK ka ngritur 3 akuza kundërt Ahmetajt, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave

 

Të fundit