Flash News

Ditari i Opozitës

Kush janë modelet e politikanëve që preferojnë Belind Këlliçi e Floidaq Kërpaçi

Kush janë modelet e politikanëve që preferojnë Belind

Kryetari i FRPD-së dhe njëkohësisht kandidati i PD-së për Tiranëm, Belind Këllici ka treguar modelin e tij në politikë. Ai ka thënë se të preferuar për të janë Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, ndërsa në Shqipëri, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. 

"Nuk është çështje emrash, të lehtë do ta kisha të thoja mbase Xhorxh Bush apo Bill Klinton, apo mund të them fare kollaj Lulzim Basha apo Sali Berisha. Por për mua një politikan që rrit rrogat dhe pensionet është një politikan shumë i mirë. Një politikan që bën punë të prekshme për vendin e tij është shumë i mirë." tha Këlliçi në emisionin "Përballë".

Ndërsa kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi shprehet se si model ka kancelaren gjermane Angela Merkel.

"Për mua politikani model është ai që mban fjalën, ai që qëndron i vertetë. Me këmbë në tokë, ai që punon për njerëzit. Ky është një model politikani i suksesshëm dhe që votohet. Merkel, ka bëre një deklaratë me domethënie. Ajo doli dhe kërkoi falje, pranoi gabimin." - tha Kërpaçi.

Të fundit