Flash News

Ditari i Opozitës

“Kush jeni ju mo? Për ça i keni sjellë këta?”, Bardhi përplaset me punonjësit e Gardës

“Kush jeni ju mo? Për ça i keni sjellë këta?”,

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi është përplasur me punonjësit e Gardës në hyrje të Kuvendit. Kjo pasi Garda i ushtroi kontroll deputetëve të opozitës, duke përjashtuar ata të mazhorancës.

“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha ai.

Siç duket edhe në video, Blendi Klosi largohet lirisht drejt sallës së Kuvendit pa u kontrolluar nga Garda. Një nga deputetet e opozitës i drejtohet duke e pyetur se pse ai largohet pa u kontrolluar, por Klosi nuk u përgjigj.

Demokratët kanë paralajmëruar sot bllokim të seancës plenare ku do të votohet projektbuxheti i vitit 2024. Sakaq, mazhoranca ka përgatitur disa skenarë ku në rast se nuk lejohet për shkak të protestës së opozitës, do të kalohet në votim direkt.

 

Të fundit