Flash News

Ditari i Opozitës

Kushtetuesja i hapi derën refugjatëve nga Afrika, Bardhi: Asnjë surprizë nga Vali Bizhgat

Kushtetuesja i hapi derën refugjatëve nga Afrika, Bardhi: Asnjë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi  reaguar pasi Gjykata Kushtetuese miratoi marrëveshjen e Edi Ramës dhe Giorgia Melonin, që nuk i le të shkojnë në Itali.

Në një reagim në "X", Bardhi shkruam se ky vendim nuk është surprizë, pasi në Kushtetuese ka plot ‘Vali Bizhga’.

‘Asnjë surprizë nga ‘Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese’! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare janë shprehur!’, shkruan Gazment Bardhi në rrjetin social ‘X’.

Të fundit