Flash News

Ditari i Opozitës

Kushtetuesja për Berishën, Kaso: Gjykata e ka elaboruar për herë të parë këto lloj standardi

Kushtetuesja për Berishën, Kaso: Gjykata e ka elaboruar për

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuan sot ankimimin e kreut të PD, Sali berisha i cili deklaron se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi përsa i takon vendosjes së masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Sekretari për çështjet zgjedhore dhe ligjore, në PD Ivi Kaso, tha në ABC news se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka krijuar precedentin për sa i përket pjesës së imunitetit, nenit 73, nëse SPAK do duhet t’i drejtohet Kuvendit kur kërkon një masë shtrënguese për deputetët.

Ai theksoi se për herë të parë, Gjykata Kushtetuese ka elaboruar këtë lloj standardi.

“Është një vendim që u zgjat shumë në fazën e marrjes së saj, është shtyrë disa herë. Gjykata e ka konsideruar njërën aspekt të masës, atë detyrim proporcionale, që nuk e cenon ushtrimin, kurse atë të bllokimit të pasaportës jo proporcionale.

Ky është precedent për sa i përket interpretimin nenit 73, nëse  SPAK duhet të shkojë në Kuvend për masat.  Kjo i hap rrugë, që mbrojtja e zotit Berisha t’i kërkojë gjykatës së posaçme, t’i drejtohet me një kërkesë kur të zbardhet vendimi i Kushtetuese, për shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata Kushtetueses thotë se kjo masa është kushtetuese, për herë të parë elaboron këtë lloj standardi. Jo për çdo masë sigurie, por masë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.”, tha ai.

Të fundit