Flash News

Ditari i Opozitës

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për komisionin “Becchetti”, Bardhi: Mburojë e korrupsionit qeveritar

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për komisionin

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për komisionin hetimor “Becchetti”,për të cilin Kuvendi nuk dha aprovim.

Pas vendimit të Kushtetueses, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Bardhi shkruan në Twitter, se Kushtetuesja është bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së qeverisë, duke theksuar se çështja në fjalë ka nevojë për hetim të menjëhershëm.

“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet! Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”, shkruan Bardhi.

Gjykata e Tiranës dënuoi me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Të fundit