Flash News

Ditari i Opozitës

'Kushtetuesja' rrëzoi tatimin 15% për profesionistët e lirë, Tabaku: Fitore për qytetarët

'Kushtetuesja' rrëzoi tatimin 15% për profesionistët e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi tatimin 15% për profesionet e lira.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Tabaku e cilësoi vendimin një fitore për qytetarët. Sipas saj, nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori punonjësish.

“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk  ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se cdo biznes tjetër”, tha Tabaku.

Tabaku falënderoi të gjithë profesionet e lira dhe ata që besuan tek grupi parlamentar ri PD. Kështu fitohen betejat, u shpreh deputetja demokrate.

“Unë e konsideroj këtë një fillim të mirë dhe për të treguar se sot duhet të kemi besim tek institucionet, tek politika si mjet ndryshimi, por duhet të kemi edhe të ajo rrugë që kemi nisur që besoj është rruga e drejtë”, u shpreh Tabaku.

Të fundit