Flash News

Ditari i Opozitës

‘Kushtetuesja’ rrëzon pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, Tabaku: Dëshmi se institucionet janë shans për demokracinë

‘Kushtetuesja’ rrëzon pjesërisht ligjin për

Deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi rrëzimin e pjesshëm të ligjit të miratuar në muajin Korrik 2023 për studentët e mjekësisë, që do t’i detyronte ata të punonin në vend për një minimum prej pesë vitesh, pa të drejtën e diplomimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se padia e dorëzuar në GJK nga palët dëshmoi institucionet janë një shans për demokracinë dhe sundimin e ligjit, por njëkohësisht dhe një dëshmi se si politika mund t’i shërbejë qytetarëve.

“Një grup studentësh patën vizionin, vendosmërinë dhe besimin për ta çuar betejën e tyre në institucione. Patën besimin se së bashku me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike do të mund të zhbënin nismën antikushtetuese të ndërmarrë nga qeveria.

Sot, padia e dorëzuar në GJK nga palët dëshmoi vërtetësinë dhe sinqeritetin e kauzës. Dëshmoi se institucionet janë një shans për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Shfuqizimi i detyrimit për studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite pas përfundimit të shkollës është fitorja e studentëve.

Por, njëkohësisht dhe një dëshmi se si politika mund t’i shërbejë qytetarëve. Një provë e fortë se si opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar por edhe duke punuar për to.

E gjitha kjo mund të arrihet përmes institucioneve, forcës së argumentit dhe vërtetësisë së bindjeve se bashkë mund t’ia dalim”, shkruan Jorida Tabaku.

 

Të fundit