Ditari i Opozitës

‘Kushtetuesja’ shtyu gjykimin për Xhaçkën, Shehaj: I zgjati mandatin nën presionin e qeverisë

‘Kushtetuesja’ shtyu gjykimin për Xhaçkën, Shehaj:

Gjykata Kushtetuese vendosi dje të pushojë çështjen për shqyrtimine mandatit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, me argumentin se duhet njëherë të shprehet Kuvendi i Shqipërisë.

Deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili edhe më herët ka denoncuar rastin e Xhaçkës, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vendimi e ‘Kushtetueses’.

Shehaj shkruan se gjykata vendosi të shtyjë gjykimin mbi papajtueshmërinë, vendim ky i marrë nën presioninin e qeverisë.

Sipas Shehajt, Xhaçka është pasuruar me para dhe hapësira publike.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve  kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin.

 

Të fundit