Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvend/ Bozdo: Rrugët e amortizuara në Kuçovë po izolojnë banorët dhe po rrezikojnë shërbimet bazë

Kuvend/ Bozdo: Rrugët e amortizuara në Kuçovë po

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ngriti në seancë plenare shqetësimet e banorëve të Kuçovës lidhur me gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore, e cila sipas tij po ndikon drejtpërdrejt në aksesin ndaj shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.

Bozdo theksoi se qytetarët kërkojnë minimumin e shërbimeve bazë në nivel lokal, duke nisur nga lidhja e qendrës së bashkisë me njësitë administrative përmes rrugëve funksionale. 

"Ka shqetësime nga banorët e Kuçovës për infrastrukturën rrugore, që prek direkt shërbimet arsimore dhe shëndetësore.

Është shqetësim i ngritur shpesh herë nga qytetarët që kërkojnë nivelin më minimal të shërbimeve në nivel lokal, që do të thotë rrugët kryesore që lidhin qendrën e bashkisë me njësitë administrative të lidhen me infrastrukturë minimale pasi sic është gjendja sot është e pamundur kalimi i makinave është e pamundur të kalohen makinat e larta.

Disa nga këto rrugë janë rruga Goraj-Velagoshtë jo më e gjatë se 2 km në gjendje të mjeruar që pamundëson jetën e banorëve të zonës. Rruga ka mbetur në mes në vitit 2012 ku u ndërtua nga PD një pjesë e kësaj rruge. Dhe megjithë premtimet rruga është jo ekzistuese.

E pamundur të ketë jetë normale. Banorët janë ngritur shpesh herë në protesta por asgjë e jashtëzakonshme. Rruga nga 18 tetori në Goraj dhe lagje në qytet me probleme të kanalizimeve", tha Bozdo. 

Të fundit