Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi/ Basha: S'do lejojmë në PD njerëz të lidhur me komunizimin dhe krimin, do pastrojmë partinë

Kuvendi/ Basha: S'do lejojmë në PD njerëz të lidhur me

Kryedmeokrati Lulzim Basha ka marrë fjalën e tij në Kuvendin që thirri në Pallatin e Kongreseve. Ai deklaroi se në Kuvendin e sotëm do të thuhen "të verteta" që deri më sot nuk kanë mundur t'i shqiptojnë.

Kryetari i PD deklaroi se nuk do të lejojë në strukturat e partisë emra që lidhen me regjimin komunist, veprimtari të ndryshme kriminale dhe që cënojnë rrugën euroatlantike. Me këto deklarata, Basha paralajmëroi përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga PD, pasi e largoi nga grupi parlamentar.

Teksa Basha pritet të marrë vendime të tilla, referendumi për shkarkimin e tij po mbahet në çdo degë të PD. Kryedemokrati shtoi se si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër. Me tone të larta, ai e cilësoi Kuvendin e sotëm një akt të guximshëm.

"Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por për të thënë disa të vërteta që për shumë gjatë nuk i kemi shqiptuar, apo vetëm i kemi belbëzuar. E di që disa mezi presin t’i dëgjojnë, e di po ashtu se disa të tjerë mund të mërziten prej tyre. Por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër. Që ne të bëhemi bindës për shqiptarët, që ne të rikthejm besimin e shqiptarëve tek Partia Demorkatike, duhet të guxojmë tu themi atyre se “si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”.

Ky është një akt i madh i guximshëm, pasi do të na duhet ta provojmë sot se çfarë do Shqipëria. Dhe ne do tua provojmë. Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standart i cili do të përfshijë këto kategori.

Nuk do të lejojmë në stukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Historia e genocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.

Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz të inkriminuar, në çfarëdo veprimtari kriminale gjatë këtyre tridhjetë viteve, që janë bërë objekt i dënimeve penale, për krime ndaj qënieve njerëzore, krime ekonomie, vepra penale apo përfshirje në organziata kriminale. Dhe këto jo vetëm për që do bëhen të zgjedhurit e popullit shqiptar por dhe të zgjedhurit brenda PD. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.

Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cënojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, devijime populiste dhe nacionizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër", tha Basha.

Të fundit