Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi/ Berisha niset drejt 'Air Albania': Kjo është mrekullia e dytë, revolucioni i triumfit

Kuvendi/ Berisha niset drejt 'Air Albania': Kjo është

Ish-kryeministri Sali Berisha është nisur drejt stadiumit 'Air Albania' ku pritet të fillojë edhe Kuvendi Kombëtar.

Në një prononcim të shkurtër për mediet, Berisha u shpreh se Kuvendi i sotëm shënon një ngjarje historike në momentet më dramatike të kombit, me një narkoshtet dhe pseudoopozitarizëm, sikurse i citoi ish-kryeministri.

"Kjo shënon një nga ngjarje më të mëdha. Kjo shënon  mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi. Revolucion triumfi, paqësor në momemntent më dramatike të vendit narkoshtetin dhe pseudoopozitarizmin. Asgjë siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djem dhe vajza, burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin e partisë demokratike", u shpreh Berisha.

Po a do ta shkarkojë Berisha Bashën? "Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por kuvendi merr vendimet e veta", u shpreh ai.

Të fundit