Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i 11 Dhjetorit, Hoxha: Do t’i japim mundësi Bashës të krijojë fraksione në PD

Kuvendi i 11 Dhjetorit, Hoxha: Do t’i japim mundësi Bashës

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Indrit Hoxha e ka të qartë panoramën e ngjarjeve pas 11 Dhjetorit.

I ftuar në A2 CNN, Hoxha tregon se fillimisht Kuvendi do të propozojë shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, më pas do të punohet për të ngritur një komision ad hoc, për të marrë drejtimin e partisë.

“Plani i qartë është vendosur nga anëtarët që kanë thirrur kuvendin e PD. Në të do të propozojmë disa ndryshime ku një është shkarkimi i kreut aktual në detyrë. Dua t’ju siguroj që në 11 dhjetor do keni një spektakël transparence në Pallatin e Kongreseve. Kuvendi i thirrur nga Basha-Bardhi bie ndesh me statutin. Ajo kryesi ka vetëm 15 të zgjedhur dhe 10 kanë votuar kundër. Do të ngrihet komisioni ad hoc që do të marrë drejtimin e partisë deri sa të bëhen zgjedhjet. Do të shkojmë në zyrat e selisë së PD se nuk na ndalon njeri. Do të merret me protokoll inventar dhe pa incidente”, u shpreh Hoxha.

Ish-anëtari i Këshillit e hodhi poshtë mundësinë e nxjerrjes së Bashës nga zyra e partisë, teksa theksoi se do t;i japin mundësinë të krijojë fraksione brenda PD-së.

Ai përjashtoi mundësinë e largimit të Bashës nga PD, por tha se do t’i jepet mundësia që të krijojë fraksione brenda partisë. Sipas Hoxhës PD është në krizë dhe kjo zgjidhet vetëm me votë.

“Jo, nuk e nxjerrim nga zyra, Basha është pjesë e PD-së, po nuk do të jetë më kryetar do t’i japim mundësinë të krijojë dhe fraksione në PD dhe të bindë demokratët. Nuk është betejë zyrash, por për mbijetesën e opozitës shqiptare. Basha është i marrë peng nga Soros-Rama dhe çështja me drejtësinë amerikane. Data 11 do të rinisë opozitën më të fuqishme me platformë. Ne nuk po ndajmë demokratët, por duam t’i bashkojmë. Sot PD ka krizë dhe këtë e zgjidh vetëm vota”, tha ndër të tjera Hoxha.

Të fundit