Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i 18 Dhjetorit, Basha: Demokratët bashkohen për të ardhmen, i japim fund tranzicionit

Kuvendi i 18 Dhjetorit, Basha: Demokratët bashkohen për të

Vetëm 4 ditë para Kuvendit të 18 Dhjetorit, kreu i demokratëve Lulzim Basha e konsideron si ditën kur do t’i jepet fund tranzicionit, njësoj si 31 vite më parë kur u themelua partia.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se 18 Dhjetori do të ofrojë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, dhe do të shërbejë për të ndarë të ardhmen nga e shkuara duke rrëzuar kultin e individit.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më 18 Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha në Facebook.

Të fundit