Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Nuk e njoh shkarkimin, jam ende Sekretari i Përgjithshëm i PD-së

Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Nuk e njoh shkarkimin, jam ende Sekretari i

Gazment Bardhi nuk e njeh shkarkimin e miratuar në Kuvendin e 30 prillit.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Bardhi tha se sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për kontrollin e PD-së nga Apeli, ai do vijojë të jetë ende Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

“Nuk e njoh vendimin Kuvendit sa kohë s’ka pasur një kuvend të ligjshëm, për mua s’ka rëndësi asnjë titull, nuk kam hyrë kë politikë për tituj. Kam respektuar vendimin e gjykatës së shkallës parë edhe përse nuk është përfundimtar.

Kjo ka bërë që jo vetëm unë por të gjithë kolegët, edhe pse vendimi nuk është final, të respektojmë atë realitet ligjor, sikundër sa kohë nuk ka marrë formë të prerë, vazhdoj të jem Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Alibeaj është drejtues i përkohshëm në përputhje me statutin e PD-së, për shkak të një akti të paparashikuar largimi pa lajmërim i kryetarit. E thotë statuti i partisë”, tha Bardhi në Report Tv.

Bardhi u shpreh se Kuvendi i 30 prillit ishte një proces i njëanshëm që përçau demokratët dhe nuk është në interesin e tyre për bashkim.

 

 

Të fundit