Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i 30 Prillit, Spaho: 16-17 deputetë janë pro ‘Rithemelimit’, Basha bën takime kafenesh

Kuvendi i 30 Prillit, Spaho: 16-17 deputetë janë pro

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, ka folur rreth Kuvendit Kombëtar të PD që do të mbahet këtë të shtunë.

I ftuar në MCN Tv, Spaho tha se shtyrja e tij më 30 Prill u bë me qëllim që të dyja palët të marrin pjesë. Sa i përket procesit zgjedhor për kryetarët e degëve, Spaho u shpreh se askujt nuk i është mohuar e drejta për të kandiduar.

“Ne pranuam të shtyjmë Kuvendin, për dy arsye, e para se duhet të zhvillohej procesi zgjedhor, e dyta për të dhënë kohë që dy krahët të merrnin pjesë në proces dhe të arrihej bashkimi që kërkojmë prej kohësh. Procesi në bazë ka shkuar relativisht mirë. Kushdo që ka pasur dëshirë ka kandiduar. Komisioni i Rithemelimit nuk i ka shqyrtuar kandidaturat për seleksionime. Kushdo nga kryetarët aktual mund të kandidonte. Një pjesë ka kandiduar, edhe ka që kanë fituar. Dy kritere kemi pasur, të hiqet dorë nga politika e përjashtimeve dhe zgjedhje në bazë të votës”, tha Spaho.

Spaho deklaroi se 16-17 deputetëve kanë dalë pro Komisionit të Rithemelimit, duke i cilësuar takimet e Lulzim Bashës në terren, takime kafenesh.

“Shpresoj që të gjithë t’i bashkohen Kuvendit të 30 prillit dhe u bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë Kuvend. Ne s’kemi ndërmend të bëjmë parti të re, se ç’bën Basha...Basha del pi kafe me 2-3 persona. Ai s’doli kur duhet të dilte. Politikisht për këto nivele që ëndërron, si kryetar partie, ka marr fund, është djegur si figurë. Në PD nuk kthehet më. Nëse krijon parti tjetër puna e tij. Janë 16-17 të deklaruar pro Komisionit të Rithemelimit dhe pastaj ka edhe të tjerë që do të dalin pas Kuvendit. Berisha ka më shumë energji se sa ne që jemi më të rinj. PD kishte nevojë të shkundej, tre palë zgjedhje të humbura”, u shpreh deputeti.

Të fundit