Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i Berishës, deputeti tregon si do shkarkohet Basha: Votimi është i fshehtë

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ndodhet në stadiumin 'Air Albania' në ditën e Kuvendit të thirur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC News, Boçi u shpreh se Kuvendi është legjitim dhe sipas satutit, ndërsa theksoi se ka edhe një këkresë nga delegatët për shkarkimin e Bashës. Boçi shtoi se votimi do të jetë i fshehtë në hapësira të sigurta.

"Pjesëmarrja është impresionuese. Sipas statutit Kuvendi është mëse i ligjshëm dhe politikisht është i ligjshëm dhe pas ndryshimeve do të veprohet sipas statutit dhe pritet dhe ka një kërkesë nga delegatët për shkarkimin e kryetarit të PD-së. Votimi do të jetë i fshehtë. Masat janë me dhomë të fshehtë. Hapësirat janë siguruar. Kuvendi është thirrur nga pjesa më e madhe e delegatëve", u shpreh Boçi.

Kuvendi që pritej të niste në orën 10:00 u shty për shkak të verifikimit të delegatëve, një proces që do të bëjë transparent të gjithë firmëtarët që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Sikurse e ka theksuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Kuvendi do të fillojë me miratimin e ndryshimeve në stautut, ndër të cila Berisha paralajmëroi edhe rikthimin e referendumeve, si dhe shkarkimin e kreut Lulzim Basha nga partia.

Të fundit