Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i Berishës tek “Air Albania”, deputeti tregon sa është qeraja

Kuvendi i Berishës tek “Air Albania”, deputeti tregon sa

Këlliçi e zbulon në Open: 10 milionë lekë, qeraja për “Air Albania” ku do mbahet Kuvendi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që Kuvendin e 11 dhjetorit ta mbajnë në stadiumin "Air Albania". Fillimisht u raportua se do të zhvillohej në Pallatin e Kongreseve, por më pas plani u ndryshua.

Deputeti Belind Këlliçi, që mbështet aksionin politik të nisur nga Berisha ka folur për shpenzimet e këtij aktiviteti. Ai tha në "Open" se qeraja do të kushtojë 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa shtoi se çdo shpenzim do bëhet transparent.

Këlliçi theksoi se: Jam i bindur se qeraja e stadiumit është shumë më pak se Led-ëolli që u përdor paraditen e sotme në aktivitetin e Bashës tek ArTurbina.

 

Të fundit