Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i doli në mbrojtje, PD çon në Gjykatën Kushtetuese çështjen “Xhaçka”: Dy kërkesat

Kuvendi i doli në mbrojtje, PD çon në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të Kuvendit, i cili vendosi që çështja e mandatit të ministres Olta Xhaçka të mos shkojë në gjykatë. Gjithashtu PD kërkon nga “Kushtetuesja” konstatimin e papajtueshmerise te mandatit të Xhaçkës.

Në një deklaratë, deputeti Agron Shehaj tha se shumica socialiste u bë mburojë e korrupsionit të qeveritarëve. Duke e konsideruar një akt shumë të rëndë, Shehaj thotë se PD është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

“Pasi e zvarriti pa fund, nje dite me pare, maxhoranca bllokoi ne parlament dergimin ne gjykaten kushtetuese te kerkeses per shqyrtimin e papajttueshmerise me kushtetuten per mandatin e zonjes Olta Xhacka. Me kete votim te turpshem, maxhoranca e shnderroi Parlamentin edhe nje here tjeter ne nje mburoje per korrupsionin e qeveritareve te saj.

Ky eshte nje akt shume i rende. E megjithate, jo surprize per ne. Sepse ne keto 10 vjet, kjo maxhorance dhe kjo qeveri vetem kete kane bere. Kane shfrytezuar pushtetin per te vjedhur dhe per tu pasuruar ne menyre te paligjshme dhe me pas kane perdorur kartonat e Parlamentit si mburoje per korrupsionin e tyre.

Por Partia Demokratike eshte e vendosur qe ti shkoje deri ne fund betejes me korrupsionin galopant dhe abuzimet e pafundme te kesaj qeverie. Ndaj ne emer te Partise Demokratike sapo dorezova ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per kundershtimin e vendimit te djeshem te Kuvendit si dhe ate per konstatimin e papajtueshmerise me kushtetuten te mandatit te zonjes Xhacka”, tha deputeti.

Bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria, duke përfituar të drejtën e ndërtimit në bregdet. Sipas PD-së, kjo është një shkelje e hapur e lirgjit, ndërsa ngrejnë akuza për konflikt interesi. Ndërsa vetë ministrja i ka mohuar pretendimet e demokratëve, duke thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se nuk është në konflikt interesi. Në mbrojtje të saj ka dalë edhe kryeministri Edi Rama.

Të fundit