Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i PD, Berisha: Rruga që nisi me ‘Foltoren’ na u imponua, Basha zëvendësoi parimet me pazare me Ramën

Kuvendi i PD, Berisha: Rruga që nisi me ‘Foltoren’ na u

Berisha në Kuvendin Kombëtar të PD:  Në 11 dhjetor 2021 patëm ditëlindjen e dytë, rilindi sërish PD, kjo parti nuk vdes kurrë. Jeton në idealet më fisnike të lirisë së shqiptarëve. Ju e rithemeluat atë, u bashkuat dhe rithemluam PD sepse ne donim që kjo parti ashtu sic lindi të mbetej avokate e vlerave konservatore të shqiptarëve.

Vendosëm interesin e shqiptarëve të nëpërkëmbur nga një albanofob bastard i nomeklaturës së vjetër komuniste që shkelmon mbi dinjitetin e shqiptarëve, Edi Rama.

Ne u rithemluam sepse kulti ynë është vota e lirë, për demokratët do vendosin vetëm ata, të sigurt sic përmbysëm diktaturën më të egër në Europë, do përmbysim tiraninën e narkoshtetit të vetëm në Europë, e baronëve të drogës të kryesuar nga Edi Rama.

Rruga që nisi me foltoren ishte rrugë që na u imponua, rrugë jetike e shpëtimtare për demokracinë e vendit sepse në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë, për një drejtuesi të papërgjegjshëm, Lulzim Basha i cili e konsideroi PD si sipërmarrje private. Parimet i zëvendësoi me pazare me qeverinë, shkelmoi forumet, statutin, anëtarësinë.

 

Të fundit