Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i PD/ Kapexhiu: Deputetët nuk erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët, Berisha do të jetë kryetari i ri

Kuvendi i PD/ Kapexhiu: Deputetët nuk erdhën prej presionit nga

Anëtari i ri i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Kapexhiu foli për punimet e Kuvendit Kombëtar që u mbajt ditën e shtunë. Ai tha se pjesa e deputetëve që nuk mori pjesë në punimet e Kuvendit, duhet të kishte qenë, qoftë edhe për të thënë një mendim ndryshe.

Mungesa sipas Kapexhiut, ka ardhur si pasojë e presionit ndërkombëtar. Ai tha për “Report Tv” se deputetët panë interesat e tyre personale.

“Dikush e quan çarje, dikush e quan braktisje. Unë do ta quaja krisje që mund të rregullohet mjaft mirë.  Të dyja palët reklamojnë, diskutojnë dhe bëjnë ofertën për bashkim dhe çuditërisht aq më shumë largohen. Po të kishin ardhur në Kuvend, çfarë do të ndodhte? Pse nuk ishin? Më mirë se të gjithë e dinë ata.

Unë jam shumë i sigurt se ka pasur presion, nga ndërkombëtarët. Për qëllime të mbrapshta. Deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve. Për të ruajtur karrigen e tyre që mua më vjen keq por do ta humbasin. E ardhmja nuk është e tyre. Ata duhet të vinin aty në Pallatin e Kongreseve. Ajo sallë do t’i mblidhte dhe ata që kishin mendime të kundërta. Ç’të keqe do të ishte të vinin dhe ata dhe të flisnin aty mendimin e tyre?”- tha Kapexhiu.

Ky i fundit foli dhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ai shprehu bindjen se Berisha nuk është i korruptuar, sikurse akuzohet, duke shtuar sse s’ka asnjë problem që ish-kryeministri nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde. Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime. Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë!

Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betonjere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike. Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime. Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Bujar Kapexhiu.

Ai thotë se është i sigurt se Berisha do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike. 

"Unë jam i sigurt se do të zgjidhet Sali Berisha për kreun e partisë, por ama ka edhe kandidatë të tjerë. Kanë edhe ata pretendime. Deri tani askush s’ka asnjë emër se kush mund të jetë në vend të Berishës, por ky proces mund ta nxjerrë një njeri të spikatur”, tha ai.

 

Të fundit