Flash News

Ditari i Opozitës

“Kuvendi i shërben destabilizimit”, Meta: Autoriteti i Dosjeve prodhoi gjeneralitete të rreme

“Kuvendi i shërben destabilizimit”, Meta: Autoriteti i Dosjeve

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi nga konferenca për shtyp Kuvendin se bëhet pjesë e skenave mafioze të qeverisë, duke e konsideruar si falsifikator dhe manipulator dokumentesh.

Meta u shpreh se Kuvendi edhe në rastin konkret është bërë pjesë e skenarëve destabilizues të Ramës, duke marrë në shqyrtim raporte të rreme.

Kreu i PL-së deklaroi se Autoriteti i Dosjeve në raportin e paraqitur për politikani I. M si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit (me të cilin u identifikua Ilir Meta), ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike.

“Autoriteti ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike. Në asnjë dokument, edhe ato të falsifikuara, nuk rezultojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj. Autoriteti bën çuditërisht edhe propozime për Kodin Zgjedhor. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur ligj se gjoja personi me inicialet I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës. Autoriteti nuk pati asnjë dokument që mund të lidhte figurën e Ilir Rexhep Metajt si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.E gjitha është skenar mafioz politik kundër ish-presidentit. Gjithçka nisi nga një mail me regji, nisur vetëm 24 orë pasi nuk isha më president. Duke shkelur çdo parim, u arrit në përfundime se personi I.M ishte gjoja presidenti. U tha se bëhet fjalë për Ilir Metën, edhe pse nuk ka asnjë indicie për diçka të tillë.

Në deklarimet autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 Mars 1990, dhe që janë deklarime pjesë e dojes në ngarkim të këtij personi, ai shprehet qartë se ka komunikuar vetëm me dy persona për arratisjen e tij, I.M dhe A.Z, shokë fakulteti dhe konvikti me të.

Në deklaratën me shkrim dore të shtetasit F.T. në datë 9 Mars 1990, bërë përpara sigurimit të shtetit, nën presion, pasi i kishin vendosur përpara edhe denoncimin e I.M., edhe përgjimet me Teknikë Operative të bëra prej tij, rezulton se vetë F.T ka deklaruar se:
i) Personat e vetëm që ka biseduar për arratisje jashtë shtetit janë shokët e tij të konviktit I.M. dhe A. Z.; në asnjë rresht apo paragraf të kësaj deklarate autentike nuk përmendet asnjë Ilir Metaj (as Ilir Rexhep Metaj dhe as Ilir Mero Metaj);
ii) Më konkretisht në një nga këto biseda, siç deklarohet në faqen 2 të deklaratës autentike me shkrim dore citohet se: “bisedat e tjera që bëja me I.M qoftë edhe me A.Z. lidhur me ushtarin që do të më ndihmonte, që do të më ndihmonte për t’u arratisur nga Saranda e të tjera, këto më shumë si biseda i bëja për t’i mbushur mendjen I.M dhe A.Z...”

Pjesë e skenarit mafioz politik ishte qartazi dhe Kuvendi i Shqipërisë, kuvend i njohur si falsifikator dhe manipulator, dhe i kallëzuar në SPAK për dokumentat e manipuluara të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, dhe falsifikimit të firmës së ish-Kryetarit Gramoz Ruci, në rastin e kërkesës për shkarkim të Presidentit Meta drejtuar Gjykatës Kushtetuese. (Kallëzimi nr. 563, datë 9 Shkurt 2022)

Kuvendi, në mënyrë të përsëritur përfshihet në skenaret destabilizuese të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama, ku në rastin konkret, ka marrë në shqyrtim raporte të tilla krejtësisht të paligjshme, e për më shumë, i ka komunikuar edhe në media, në shërbim të skenarit mafioz politik”, deklaroi Meta.

Të fundit