Ditari i Opozitës

Kuvendi Kombëtar, Kadilli: Nuk dha asnjë përgjigje si do të jetë opozita e re. Fjalimi i Bashës? Askush s’e mban mend

Kuvendi Kombëtar, Kadilli: Nuk dha asnjë përgjigje si do të

Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli, njëherazi një prej kritikëve më të mëdhenj të Lulzim Bashës e konsideron Kuvendin Kombëtar të mbajtur të shtunën si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re.

Në një intervistë për Report Tv, Kadilli thotë se nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim.

"Partia është shumë më tepër se forumet që prodhojnë institucionet. Partia është frymë në radhë të parë, është aksion i përditshëm.

Vendosmëria dhe e shumë të tjerëve do të bëjë që opozita të vazhdojë. Opozitën do ta bëjë edhe në forumet e partisë, edhe jashtë forumeve të partisë. Opozita është vendim. Në këtë shoqëri ku opozitarizmi nuk është i kultivuar si traditë ne duhet ta ushqejmë", tha ai.

Kadilli shprehet se fjalimi i Bashës kishte një mesazh të cekët.

"Fjalim shumë i gjatë i z. Basha për një mesazh aq të cekët. Askush nuk e mban mend ta thotë mesazhin kryesor.  Unë nuk jam i prirur të mendoj se kryetari i partisë paska fituar, e mbylli dhe Kuvendin. Nëse ka menduar që t'i vendosë kapakun kazanit që zien, kazani do të shpërthejë.

Atëherë duke bërë sikur nuk kemi probleme dhe duke parë vetëm nga kundërshtari kemi harruar se nuk shërojmë dot vetveten nga disa fenomene që na kanë zvogëluar",  tha ai.

   

Të fundit