Flash News

Ditari i Opozitës

Punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, Agron Shehaj tërhiqet nga fjalimi dhe largohet

Punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, Agron Shehaj tërhiqet nga

Pas miratimit të statutit të ri të Partisë Demokratike, Kuvendi Kombëtar i PD ka vijuar me raportimet e drejtuesve politikë për zgjedhjet e 25 prillit. Në listën e prezantuar nga kreu i komisionit për miratimin e punimeve, Jemin Gjana, mungon emri i një nga drejtuesit politik,që është Agron Shehaj.

Teksa përgatitej për të lexuar listën e plotë të emrave, ka qenë Gazment Bardhi, i cili ka pohuar se një prej drejtuesve është larguar nga Kuvendi. 

“Është tërhequr? Jo nuk po e lexoj, kur tërhiqen nuk i lexoj”, ka qenë reagimi i kreut të komisionit të pranimeve, Gjana.

Shehaj ishte në listën e emrave që do mbante fjalim në punimet e Kuvendit, por pas fjalimit të Bashës ai është tërhequr pa dhënë asnjë sqarim. Më pas, ai eshte larguar nga Pallati i Kongreseve. 

Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët humbës përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.

Ndërkohë në fillim të Kuvendit Kombëtar u vu re mungesa e Bujar Nishanit, i cili vendosi të bojkotojë punimet. Tërheqja e Nishanit vjen pasi doli hapur kundër kreut te demokratëve, Lulzim Bashës.

Të fundit