Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor te Pallati i Kongreseve, Bardhi: U votua me shumicë dërrmuese

Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor te Pallati i Kongreseve, Bardhi: U votua me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediet, konfirmoi edhe njëherë se Kuvendi do të mbahet më 18 dhjetor, ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Teksa njoftoi orën dhe vendin e thirrjes së Kuvendit, Bardhi zbardhi edhe rendin e ditës, teksa e cilësoi një moment të rëndësishëm të ditës dhe bashkimi.

“Ju falënderoj për pritjen. Dua të informoj opinionin dhe demokratët për vendimin e marrë nga kryesia, me shumicë dërrmuese të anëtarëve. Nisur nga situata në PD, pas shpalljes nga SHBA non-grata të Berishës. Me kërkesë të kryetarit të partisë, kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD ditën e shtunë më datë 18 dhjetor, ora 11:00. Me rend dite si më poshtë; vendimmarrjen e situatave politike për të mbrojtur interesat e partisë. Ky është vendimi që ka marrë me votë të shumicës dërrmuese të PD-së. Çdo anëtar do të jetë prezent për të shprehur vendimin e tij në mbledhjen e 18 dhjetorit. Ky, e kam theksuar dhe në fjalën time, është moment i rëndësishëm. Duhet të jetë moment bashkimi, pavarësisht diferencave në mendim. Ftova dhe kolegët që mendonin ndryshe. Pati një refuzim prej tyre për të bërë rendin e ditës, pasi kanë përfshirë dhe çështje të tjera. Duke treguar edhe një herë se ajo çka ka ndodhur para 2 muajsh s’ka pasur lidhje me mbledhjen e PD apo të anëtarëve të Kuvendit për t’u dëgjuar. Në 18 dhjetori, ora 11 PD zhvillon mbledhjen e Kuvendit në Pallatin e Kongreseve”, tha Bardhi.

 

Të fundit