Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi mohoi shtimin e Gardës, ironizon Bardhi: Nikolla nuk jep urdhra, zbaton ato që urdhëron Edi Rama!

Kuvendi mohoi shtimin e Gardës, ironizon Bardhi: Nikolla nuk jep urdhra,

Pak orë pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Kuvendi kishte vendosur shtimin e gardistëve në sallë, burime nga Kuvendi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës.

Pasi Kuvendi mohoi që urdhri të ishte dhwnë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Bardhi reagoi sërish duke ironizuar reagimin.

Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, thuhet në reagim.

Të fundit