Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kuvendi nis me debate/ PD kundër minutazhit: Po na mbyllni gojën, kur flasin deputetët e opozitës të zë virusi?
Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate. Opozita nuk kas qenë dakord me minutazhin e lënë në dispozicion për ta për të diskutuar lidhur me projektligjet.
Ka qenë nënkryetari i PD-së Alfred Rushaj i pari që kërkoi ndryshimin e vendimit të Konferencës së Kryetarëve, me argumentin se po shkelej rregullorja.
“Dua t’ju sjell në vëmendje se kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullores,” tha Rushaj.
Nga ana tjetër edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi replikoi kundër vendimit. Sipas Bardhit, maxhoranca po tenton t’i heqë të drejtën e fjalës opozitës.
“Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!”, tha Bardhi.
Nikolla: Është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.
Bardhi: Kush ju ka thënë ju kryetare se po të flasin deputetët e opozitës të zë Covid-i?! Dhe të jesh mbi 20 mijë veta në stadium nuk të zë virusi.