Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi nis me tensione/ Nikolla ju heq të drejtën e fjalës, opozita bllokon foltoren

Kuvendi nis me tensione/ Nikolla ju heq të drejtën e fjalës,

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori fjalën në Kuvend për të folur rreth projektit të Portit të Durrësit.

Berisha deklaroi se projekti që qeveria shqiptare ka ndërmarrë është një plaçkitje që po i bëhet Portit të Durrësit.

“Sot, këtu diskutohet për plaçkitjen mëtë madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega-afere të pashembullt, kërkohet t’u kufizohet me çdo kusht, fjala deputetëve të parlamentit.

Sigurisht me marrëveshjen që votuat në vitin 2020, edhe atë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen me Emiratet, ju në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, i krijuat grupit të Edi Ramës, të gjitha favoret dhe avantazhet, dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të tmerrshme dhe të pashembullt në historinë e një vendi.

Sot, ju kërkoni të varrosni portin shekullor mijëravjeçar të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve, dhe ta shndërroni këtë, në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë”, u shpreh Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se fjalën për deputetët e cakton Konferenca e Kryetarëve. Në momentin që Berisha kërkoi t’i kundërpërgjigjej Ballës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i hoqi të drejtën e fjalës Berishës dhe kërkoi votimin e rendit të ditës.

Deputetët opozitarë rrethuan foltoren duke kërkuar të repsketojen të drejtat e opozitës. Në moment ndërhyn Balla duke replikuar.



Të fundit