Flash News

Ditari i Opozitës

"Kuvendi po pengon drejtësinë", Bardhi: Zv/kryeministrja vijon detyrën edhe pse nën hetim

"Kuvendi po pengon drejtësinë", Bardhi: Zv/kryeministrja

 Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se po pengon drejtësinë, duke lejuar që zv/kryeministrja Belinda Balluku të vijojë ushtrimin e detyrës pavarësisht se është e akuzuar dhe nën hetim.

Gjatë seancës plenare, Bardhi deklaroi se në dosjen e dërguar nga SPAK në Kuvend ndodhen mijëra prova që, sipas tij, faktojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes, ndërsa kërkesat e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Mandateve janë injoruar.

"Zv/kryeministrja vazhdon detyrën e akuzuar dhe nën hetim sikur asgjë nuk ka ndodhur. Janë me mijëra prova në dosjen e dërguar nga SPAK në Kuvend, janë prova të korrupsionit nga maja deri në themelet e qeverisjes. Bazuar mbi këtë dosje kërkesa jonë ka qenë mbledhja e Këshillit të Mandateve për ti hapur rrugë Këshillit mbi kërkesën e Prokurorisë së Posacme kërkuam mbledhje 5 herë, por kryetari i Kuvendit heshti, sepse kryeministri kishte shpallur pengimin e drejtësisë. Përballë provave të korrupsionit Niko Peleshi zgjodhi të zbatojë urdhrin politik", tha Bardhi. 

Të fundit