Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi rrëzoi Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike, demokratët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi rrëzoi Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike,

Pasi socialistët e rrëzuan si kërkesë, një grup deputetësh të PD-së i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Ata kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Kuvendit, ndërsa i kërkojnë Gjykatës Kushtetutese që të shprehet nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese.

Për më shumë se tre herë, deputetët e PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë cështje.

Nisur nga rasti Olta Xhaçkës me bashkëshortin investitor strategjik, PD kërkon hetim për zbatimin e këtij ligji.

Kuvendi rrëzoi Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike,

Të fundit