Flash News

Ditari i Opozitës

“Ky njeri me probleme mendore është në panik”, Meta: Rama kërkon të marrë vulën e PD-së

“Ky njeri me probleme mendore është në panik”, Meta:

Në protestën e opozitës përpara Kryeministristë, një prej atyre që folën ishte dhe Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë theksoi në fjalën e tij se do e rrëzojnë këtë qeveri me protesta dhe zgjedhje.

Ai deklaroi se kryeministri Rama me anë të presioneve mafioze ka synuar të shkatërrojë pluralizmin dhe tentoi të marrë vulën e PD-së.

“Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës."

"Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun  e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër."

"Shikoni çfarë  ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale. Këtij i duhet të vjedhë akoma më shumë. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje. Në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin”, tha Meta.

Të fundit