Flash News

Ditari i Maxhorancës

La jashtë garës shumicën e deputetëve, Rama: Kemi bërë hapje brutale të partisë

La jashtë garës shumicën e deputetëve, Rama: Kemi

24 deputetë, që përbëjnë shumicën e deputetëve që Rama kishte në Kuvend nga 2021-shi, u lanë jashtë garës për zgjedhjet e 11 majit.

Megjithatë, Rama e ka cilësuar një “hapje brutale të partisë” duke siguruar që listat e mbyllura do t’i shërbejnë zgjerimit të Partisë Socialiste.

“Skuadra jonë kombëtare është diçka komplet tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë të qarqeve, fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me aktorë dhe faktorë për të evidentuar kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitete e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizatave janë të tilla që e pengojnë hapjen, ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të futeshin dot”, tha Rama.

Kujtojmë se deputetët që kishin fituar të paktën një mandat Rama i la në lista të hapura, ndërsa ata që kandidojnë për herë të parë, janë në lista të sigurta.

Të fundit