Flash News

Ditari i Opozitës

LaCivita do të udhëheqë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Teliti: Koha për ta bërë sërish Shqipërinë!

LaCivita do të udhëheqë fushatën e PD-së për

Dorian Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, ka shprehur entuziazmin e tij pas lajmit se Chris LaCivita, strategu i fitores historike të Donald Trump në SHBA, do të drejtojë fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Teliti e cilësoi këtë si një lajm të madh për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ai theksoi se është koha për të shembur regjimin e korrupsionit dhe varfërisë dhe për ta bërë sërish Shqipërinë nën drejtimin e Partisë Demokratike.

Statusi

ME SALI BERISHËN DHE CHRIS LACIVITA PARTIA DEMOKRATIKE DREJT FITORES MADHËSHTORE NË 11 MAJ! 
 Lajm i madh për shqiptarët dhe Shqipërinë! Chris LaCivita, strategu i fitores historike të Donald Trump, do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit!
 Një strateg fitues për një Shqipëri që fiton!
 Koha për të shembur regjimin e korrupsionit dhe varfërisë!
 Sali Berisha dhe PD do të rikthejnë shpresën, lirinë dhe zhvillimin!
 Më 11 maj, Shqipëria zgjedh ndryshimin!
 Bashkohuni me ne për fitoren!
 MAKE ALBANIA GREAT AGAIN!  

Të fundit