Flash News

Ditari i Opozitës

“Lajm i keq për PS”, Bardhi: 95% e anëtarëve në PD janë të bashkuar

“Lajm i keq për PS”, Bardhi: 95% e anëtarëve në

Kryetari i Grupit Parlamentar, tashmë edhe nënkryetar i PD, Gazment Bardhi konfirmon se partia është thuajse e bashkuar.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se 90% e anëtarësisë janë të bashkuar, ndërsa theksoi se edhe 85% e grupit parlamentar është drejt unifikimit.

 “Janë rreth 43 apo 44 deputet, por unë nuk e i quaj kolegët numra. Në grupin Parlamentar jemi 85 apo 90% të deputetëve. Është dhe një pjesë e vogël e deputetëve që është rreshtuar pranë Lulzim Bashës. Uroj që erdha ata t’i thërresin arsyes.

Rreth 95% e bazë së anëtarësisë është e bashkuar. Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për PS. Ndërkohë është një numër i vogël veç, por edhe ajo pjesë do të ndërgjegjësohet dhe të bashkohen kundër Edi Ramës. Detyra jonë është t’i shërbejmë PD dhe mbi të gjitha Shqipërisë”, tha Bardhi.

 

Të fundit