Flash News

Ditari i Opozitës

"Lapsuset e mia i dëgjon, por planin me 5 pika jo", Basha sërish thirrje Ramës: Mos mbush mediat me gomarlliqe

"Lapsuset e mia i dëgjon, por planin me 5 pika jo", Basha

Teksa ka folur për shëndetësinë në kohë pandemie, kreu i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur Ramës sa i përket lapsusit që u bë viral në rrjetet sociale.

"6 në 4 biznese dalin me humbje", ishte fjalia me të cilën Basha shprehet se Rama mbushi mediat me gomarlliqe, teksa anashkaloi çështje më të rëndësishme.

Më tej ai thekson se kryeministri i dëgjon fjalimet e tij dhe i ka përsëritur edhe njëherë planin me 5 pika për kapërcimin e krizës.

"Rama i dëgjon fjalët e mia por i përdor për të mbushur mediat me gomarlliqe. Dje në vend që të merret me problemet e vendit u mor me lapsuset e mia. Pra ai i dëgjon fjalimet e mia dhe meqë po i dëgjon po i bëj thirrje. Po ia përsëris edhe njëherë planin me 5 hapa për kalimin e krizës. Ti vërë gishtin kokës dhe mos merret me cëc mëcet.

Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar. Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtje totale për t'iu përgjigjur kërkesave të drejta për bukën e fëmijëve. Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë. Ajo që po ndodh sot në Ballsh  po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Kolapsin e sistemit shëndetësor do ta ndjekë falimentimi i ekonomisë.

Zgjidhja është plani ynë me 5 pika i cili ka qëllim: të parandalojë kolapsin e sistemit shëndetësor dhe falimentimin e ekonomisë. Plani me 5 pika, në total 300 milion euro për 2 vite buxhetore. Moszbatimi i planit rrezikon jetën, shëndetin dhe paqen sociale", u shpreh Basha në konferencë.

 

Të fundit