Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i Bendos nga SHISH, Mediu: Një drejtues s'mund t'i japë të drejtën vetes të shkëputet

Largimi i Bendos nga SHISH, Mediu: Një drejtues s'mund t'i

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komentoi largimin nga detyra të kreut të SHISH-it Helidon Bendo, për t’u emëruar si këshilltar i Ramës.

I ftuar në studion e “Open” në News 24, Mediu e quajti absurde largimin e tij duke nënvizuar se një drejtues institucioni të lartë nuk mund t’i japë të drejtë vetes të shkëputet nga detyra. Mediu vlerësoi se ka një indiferencë nga ana e qeverisë.

Mediu shtoi se përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe Presidentin.

“Konstatoj një gjë tërësisht absurde, kur je drejtues institucioni, nuk mund të japësh të drejtën vetes të shkëputesh për një kohë të gjatë nga detyra sepse përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe. Kur lihet jo detyrë aktivizimi në jetën private është gjë tjetër. E rëndësishme është si funksionon institucioni, SHIK kërkon një shërbim tërësisht të përfshirë në analizën e problematikave të vendit, ka shumë rryma kundër interesit të vendit.

Unë shikoj një indiferencë absolute të qeverisë për një institucion të rëndësishëm. Përgjegjësia është te autoritetet, kryeministër, president, etj. Do ishte shumë e rëndësishme që kur Bendo kishte marrë përsipër të studionte në një kohë kaq të gjatë të emërohej një autoritete tjetër për institucionin, ne nuk kemi një agjenci të analizës së sigurisë në vend, kjo na mungon. Nuk ka një analizë të të gjithë informatave që vijnë dhe prandaj vjen dhe mungesa e seriozitetit”, tha Mediu.

Të fundit