Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar? Bejko zbardh skenarët: Basha ka 2 rrugë, ta përjashtojë ose të japë dorëheqjen

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar? Bejko zbardh skenarët: Basha

Anëtari i Këshllit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko ka folur lidhur me mundësinë për përjashtim të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

I ftuar në emsionin "Sot live në Shqipëri" në ReportTv, Bejko parashtroi disa skenarë të mundshëm. Sipas tij, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka vetëm dy rrugë, ose të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar ose të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit. Nëse Berisha qëndron në radhët e grupit parlamentar të demokratëve, Bejko shtoi se partia rrezikon të ndahet në dysh.

Në rastin më të mirë, nëse qeveria amerikane nuk bën asgjë kundrejt Berishës, prania e tij nën statusin 'non-grata' do t'i vlejë Ramës për ta përdorur politikisht.

"Kambanat në radhë të parë bien për Partinë Demokratike. Tek e fundit gjithçka që mund të ndodhë rëndon mbi PD-në. Le të marrin disa nga skenarët. Nëse Berisha do të qëndrojë në pjesë e grupit parlamentar të PD-së dhe nga ana tjetër nëse do të bëhet një votim për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, një nga mundësitë është që partia të ndahet në dy pjesë. Berisha ka  mbështetësit e vet, ithtarët e vet dhe ata do ta njdekin në rrugën e tij nëse Berisha do të vazhdojë në politikë.

Skenari i dytë mund të jetë i tillë, që mund të mos ndodhë asgjë. Grupi parlamentar, Berisha dhe kryesia të bien dakord së bashku që Berisha të vazhdojë jetën parlamentare dhe Basha të vazhdojë të heshtë. Ndërkohë që amerikanët mund të mos bëjnë asgjë, ta lenë me kaq dhe të vazhdopjë rrjedhën politika normal në Shqipëri. E cila si do të jetë? Ramës i intereson që Berisha te jetë në parlament me etiketën "non-grata" në kurriz, sepse ia përdor politikisht dhe banalizon politikën. Opozita nuk do të ketë mendjen të merret me problemet kryesore të mosqeverisjes apo dështimet e mundhshme të qeverisë së Ramës, por ai do e përdori për të kthyer në skenë politikën e spektaklit dhe batutave.

SHBA përmes ambasadës ta thellojnë edhe më tej, nëse ambasadorja Kim paralajmëroi që 'mund të hani bar', kjo mund të përshkallëzohet. Ambasada amerikane mund t'iu bëjë thirrje të gjithë kupolës së PD-së e që t'iu thotë 'kaloni pak nga ambasada se kemi një takim'.  Detyrimisht Basha nuk do t'i shmanget dot përballjes. Basha ka dy rrugë, ose distancimin e tij nga rupi parlamentar të PD-së që nuk ka një arsye që ta bëjë këtë, ose Basha duke qenë se nuk 'e vret' dot babën, duhet të japë dorëheqjen e PD-së. Dorëheqja i shërben vetëm Bashës. PD-ja do të humbasë Në rast se Berisha qëndron kundër presionit të thelluar të qeverisë amerikane PD do të jetë e izoluar dhe do të ketë damkën si e para parti shqiptare që lëviz në politikë si anti amerikane. Zgjidhjen më të mirë epër të mos e futur PD-në në ngerç me amerikanët e kishte në dorë Berisha duke bërë një tërheqje nga gjithë kjo ambicie, dhe ta mbronte dinjitetin në mënyrën e vet. Berisha duhej të tërhiqej që në 2013-ën", është shprehur Bejko.

Të fundit