Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i Harxhit e Ristanit nga Këshilli Kombëtar? Zhupa: Jo vendim i Bashës, por i demokratëve

Largimi i Harxhit e Ristanit nga Këshilli Kombëtar? Zhupa: Jo vendim

Deputetja e zgjedhur më 25 Prill, Ina Zhupa nuk ndan të njëjtin mendim me kritikët e kryedemokratit Lulzim Basha, sa i përket të përjashtuarve nga Këshilli Kombëtar.  

Ajo shprehet se Edith Harxhi, Arben Ristani apo emra të tjerë që mbetën jashtë Këshillit, nuk janë përjashtuar nga Basha, por nga vota e demokratëve. Sipas saj, Basha u tregua një lider demokrat, pasi i vendosi në lista, ndonëse ishin zërat më kritik ndaj tij.

"Ajo që ndodhi me Këshillin, ajo që i quani largime, nuk janë larguar nga PD, thjesht nuk janë pjesë e një strukturë që ka një numër të kufizuar dhe ishin delegatët që zgjodhi dhe kush janë përfaqësuesit dhe jo Basha, nëse donte Basha t'i largonte atëherë shumë mirë nuk do i vinte si kandidat, por Basha tregoi natyrën e tij demokratike si në fazën e dhënies së listës, që e konsultoi me degën dhe kjo është mënyra më e mirë për të dhënë surpriza, por edhe për të treguar që kjo parti është demokratike. (...)Kuvendi Kombëtar ishte ngjarja politike më e rëndësishme për shkak të saaj që përfaqëson, analiza e zgjedhjeve të 25 prillit dhe betejat e ardhshme, Kuvendi tregoi se demokratët janë më të bashkuar, janë më të fortë pas zgjedhjeve të 25 prillit, më të fortë për të zhvilluar një betejë për të kërkuar ndryshimit dhe se do i qëndrojnë përballë Ramës në çdo abuzim që asi do të bëjë dhe për të qenë aty krah qytetarëve. Kemi 388 përfaqësues të zgjedhur plus përfaqësuesit që për shkak të detyrave që ato mbajnë ", tha Zhupa për "Report tv".

Të fundit