Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i kandidatëve të Alibeajt, Caka: Në fund do të mbeten vetëm ata që kanë shitur shpirtin

Largimi i kandidatëve të Alibeajt, Caka: Në fund do të

Të paktën 5 kandidatë nuk do ta përfaqësojnë krahun e demokratëve të Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka e ftuar nw A2CNN deklaroi se tashmë të gjithë po e kuptojnë se PD e Alibeajt nuk përfaqëson askënd dhe paralajmëroi se do të ketë largime të tjera deri në datën ku do të hidhet fleta e votimit në kuti.

Unë i konsideroj njerëz që nuk i ndjek as hija e tyre, as në kuptim organizativ. Këtë e tregoi dhe 6 marsi kur nuk kishin as komisionerë dhe as numërues. Edhe ata që e mendonin se mund të kishin diçka e kuptuan se nuk i sjellin asnjë gjë të mirë opozitës. Nuk e kemi bërë kot logon e koalicionin, vetëm bashkë fitojmë.

Njerëzit mbase e kanë kuptuar që nuk mund të ndiqen ata që nuk i ndjek as hija e tyre. Besoj se do ketë reflektime të tjera. Vetëm dy kandidatë do të mbeten në fund që janë ata që kanë shitur shpirtin”, tha sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka.

  

Të fundit