Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i Markut, analisti e konsideron 'leksion për politikanët që kacavirren'

Largimi i Markut, analisti e konsideron 'leksion për politikanët

Analisti Adri Nurellari e quan ‘kurajo intelektuale’ largimin e deputetit të PD Mark Marku nga grupi parlamentar dhe nga forumet drejtuese të partisë. Në një status në Facebook ai shkruan se Marku është një shembull i mirë për të gjithë ata që e shikojnë politikën si mision dhe jo si instrument për t’u pasuruar.
Pedagogu që kryesonte listat e PD në qarkun e Lezhës dha sot dorëheqjen me një letër të gjatë botuar në të përditshmen Panorama.

Statusi i plotë i Nurellarit: 

Largimi i Markut e bën parlamentin shqiptar më të varfër e të rremë megjithatë me këtë akt ai dëshmoi se në Shqipëri ka ende idealistë me kurajo intelektuale për të folur hapur.

Po ashtu me këtë dorëheqje fisnike ai dha një leksion të mirë qytetarie për të gjithë ata politikanë të dalë boje që kacaviren me çdo kusht me thonj pas karriges së pushtetit, deri sa t'i shkulin me zorr ose deri sa të përfundojnë në botën e përtejme.

Një shembull i mirë për të gjithë ata që e shikojnë politikën si vokacion apo mision e jo si instrument për t'u pasuruar apo për të përfituar imunitet për shkeljet ligjore të bëra.

Të fundit