Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i Pezës, Zhupa: U dorëhoq drejtori i paligjshëm i RTSH

Largimi i Pezës, Zhupa: U dorëhoq drejtori i paligjshëm i RTSH

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar dorëheqjen e Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se Peza ishte një drejtor i paligjshëm, që në fakt, me dorëheqjen e dhënë e çliroi RTSH-në.

Demokratja shton se nën drejtimin e Pezës, në RTSH ishin zhdukur normat morale.

“Meqenese heren e parë e tërhoqi, të dytën po ja nxjerrim me foto!

Dorëhiqet Drejtori i paligjshëm i RTSH!

Nuk dua të përsëris vetveten por clirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza.

Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re”, shkruan Zhupa.

Të fundit