Flash News

E-TJERA

Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i RTSH

Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i RTSH

Alfred Peza ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar. Dorëheqja i është dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar më 13 qershor të vitit 2023. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.

Dorëheqja e Pezës u njoftua disa muaj më parë, por vetë ai e mohoi duke thënë se nuk kishte dorëzuar asnjë dorëheqje nga posti i drejtorit të RTSH.

Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i RTSH

Të fundit