Flash News

Ditari i Opozitës

Largimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, Meta drejton gishtin: Përgjegjësia e shpopullimit është e Ramës

Largimi  i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, Meta drejton

Largimi në masë i njerëzve nga Shqipëria është ndër problemet kryesore që vendi ynë ka hasur vitet e fundit. Shpesh shohim nëpër lajme shqiptarë që rrezikojnë jetën duke kaluar detin me gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ai ka publikuar disa tabela nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, ku tregohet se rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani dhe se 72% e tyre ishin më pak se 29 vjeç.

Ai bëri përgjegjës të shpopullimit kryeministrin Edi Rama dhe tha se largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!

POSTIMI I PLOTË:

Të fundit