Flash News

Ditari i Opozitës

Largohet nga LSI pas 16 vitesh, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti: Kam marrë ftesë për një tjetër detyrë të rëndësishme

Largohet nga LSI pas 16 vitesh, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond
Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, njëherësh ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është larguar nga strukturat e  Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas 16 vitesh në këtë parti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Panariti me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se shkak për largimin e tij është bërë një ftesë për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Ai ka bërë një falenderim për mbështetjen që ka pasur këto 16 vite, teksa nuk e ka dhënë informacion për angazhimin e tij diku tjetër.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtor!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.

 

Të fundit