Flash News

Ditari i Opozitës

"Le të rrotullohet me fotot e mia", Shehi i përgjigjet Ramës: Faleminderit për reklamën falas, nuk do merrem më me ty

"Le të rrotullohet me fotot e mia", Shehi i përgjigjet
Dashamir Shehi, Edi Rama

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pas ironive dhe etiketimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj tij. Ai tha për "News24" se nuk ndihet i bullizuar, por e falendron Ramën për 'reklamën' që po i bën.

Shehi thotë se nuk merret më me jetën personale të Ramës, por me llogaridhënien që ky i fundit duhet të japë, sipas tij. "Le të rrotullohet me fotot e mia, se dal ndonjëherë dhe i pashëm", shtoi Shehi.

Ky i fundit i ka bërë thirrje shqiptarëve të bëjnë dallimin, mes tij që ka 30 vite në shtëpinë ku e la Enver Hoxha, dhe Ramës që nga aventurier sot luan me miliardat e shqiptarëve.

"As ndjehem i bullizuar, po më bën reklamë të madhe ky. Do ia di për faleminderit. Marioneta të Ramës. Nga të gjithë, shumë mirë dhe ia them ekipit socialist që për foto z.Rama ka kryefoton, është pa brekë burrë e grua. Kjo është hera e fundit, sepse z.Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën. Nuk po merremi.

Ia thashë, nuk do merremi me drogën e Ramës. Me nudizmin e Ramës, brekushet, atletet. Kjo është e fundit. Nuk merremi me jetën personale të degjeneruar të Ramës. As instruktor, as gallataxhi, por është kryeministër.
Duhet të përgjigjet për paratë, 4 miliardë nëpër PPP që qeverisë i duhen. çfarë i ka dhënë bujqësisë shqiptare, të na përgjigjet për këtë punë.

Shqiptarët na votojnë, daç le të votojnë dasmën qesharake që thotë ai, daç atë serioziteti të tij. Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka mend të shkojë të votojë. Kam fytyrën time, imazhin tim, defektet e mia. Nuk turpërohem se kam pirë me shokët e mi. Nuk jam asnjë cen në politikë që të turpërohem. Jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver 30 vite më parë", tha Shehi.

 

Të fundit