Flash News

Ditari i Opozitës

Legalizimi i kanabisit, Meta: U bë pa konsultë me BE, qeveria e policia të kapura kokë e këmbë

Legalizimi i kanabisit, Meta: U bë pa konsultë me BE, qeveria e

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh kundër vendimit të qeverisë për projektligjin për miratimin e kanabisit.

Meta në një komunikim për mediat u shpreh se kjo ka ardhur pikërisht kur situata e trafikut të drogës është shumë e vështirë, duke shtuar se qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë.

Sipas kreut të PL, institucionet ka dështuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe kur qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj.

Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë”, tha Meta, duke shtuar: “Është shumë e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet e shpopullon vendin.

Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë në familjet që do goditen në një mënyrë a tjetër nga ky akt. Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin.”

Të fundit