Flash News

Ditari i Opozitës

Legalizimi i kanabisit, Vasili: Kuvendi është kthyer në shpellë banditësh

Legalizimi i kanabisit, Vasili: Kuvendi është kthyer në

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shprehet se ligji për barnat që legalizon kanabisin është futur në Kuvend në dhunim të çdo rregulli.

Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se parlamenti është shndërruar në një shpellë banditësh dhe Spiropali është thjesht një kukull në dyert e tyre.

 “Parlamenti eshte kthyer nga Spiropali dhe rilindja ne nje shpelle banditesh  qe vepron si tribu mafioze.

Rregullorja eshte asgjesuar dhe mafia e droges urdheron futjen e miratimin e ligjeve tamam si urdherat verbalë te padrinove te mafias.

Ligji per Barnat, qe fut brenda vetes legalizimin e Kanabisit, u fut ne dhunim te cdo ligji e rregulli sepse narkotrafikantet duhet te zbrazin depot e mbushura plot me droge.

Spiropali ben figuren e nje kukulle qesharake, groteske ne kufijte e debilitetit politik dhe shteteror duke shkelur nenin 70 te rregullores dhe duke e kthyer Parlamentin ne nje kioske private ku shet qoftet vijnë erêkanabis te Rames”, shkruan Vasili.

Të fundit