Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Arritja e vetme e PS, krijoi një diasporë të tretë shqiptare

Lela: Arritja e vetme e PS, krijoi një diasporë të tretë

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi takimet e socialistëve me në krye kryeministrin Edi Rama me disaporën shqiptare.

Pas takimeve në Athinë dhe këtë të diel në Milano të Italisë, Lela tha në News 24 se Rama në 10 vite qevrisje kanë patur një arritje, krijimin e një diasporë të tretë shqiptare.

“E vetmja që ka arritur PS në 10 vite qeverisje ka qenë të krijojë një diasporë të tretë shqiptare. Kjo sigurisht, nuk është gjë e mirë për udhëheqësit, krizat e mëdha politike.

Nuk ikin nga vendi i tyre njerëzit se është bukur. Vetëm socialistët shqiptare thonë njerëzit ikin se është moda, por e kanë bukur të rrinë në shtëpinë e vet.  

Cili ishte qëllimi i vizitës në Itali... Rama shkon për të mbuluar se për të treguar nuk ka, ç’do ju thojë se nuk ju kam lënë të votoni, se keni ikur... Ata që ishin present janë ansambli i këgëve e valleve popullore i socialistëve”, thas Lela.

 

 

Të fundit