Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Balluku, sprovë për reformën në drejtësi që nuk u kalua

Lela: Balluku, sprovë për reformën në drejtësi që

Partia Socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, ndërsa nesër në Kuvend do të votohet për imunitetin e ish-zv.kryeministres.

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela e ka cilësuar seancën e nesrmë një formalizim të formulës që po ndjek mazhoranca, teksa theksoi se qeveria po nxjerr fytyrën e vertët përballë drejtësisë dhe integrimin evropian.

“Nesër, për ta ripërmbledhur, është zyrtarizim, formalizim i kësaj formule të re, që në të gjitha format dhe mënyrat, nuk është gjë tjetër veçse shpallja pa hipokrizi e asaj që Edi Rama me të vetët gjithmonë e kanë patur në mendje, gjithmonë e kanë patur në projeksion, që reforma në drejtësi dhe drejtësia vetë ishte e mirë dhe në anën e drejtë të historisë vetëm kur sulmonte kundërshtarin politik apo kundërshtarët politikë dhe kur nuk prekte në oborrin e ngushtë personal të Ramës. Kur kjo ka ndodhur, ne tani po e shohim se si është sjellja dhe se si bie maska dhe cila është fytyra e vërtetë e shumicës socialiste në raport me, jo vetëm me reformën në drejtësi ose me drejtësinë, por edhe me integrimin dhe me projeksionin e madh kombëtar të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Lela.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtareve, Lela tha se edhe më herët kandë deklaruar se imuniteti i Ballukut është një sprovë për reformën në drejtësi.

“E thanë qartë, në mos gaboj para dy javësh, që sprova për reformën në drejtësi, do të jetë rasti Balluku. Dhe kjo sprovë nuk është kaluar. Nesër vuloset, formalizohet moskalimi, i kësaj prove. Kështu që ky është qëndrimi i evropianëve dhe delegacioneve gjermane”, tha Lela.

Të fundit